
Në rast se kompanitë e sigurimit nuk ju dëmshpërblejnë për aksidentet automobilistike apo edhe për llojet e tjera të sigurimit vullnetar, tani mund të ankoheni online.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se është në funksionim platforma online e ankesave të qytetarëve. Sipas AMF-së, kjo krijon mundësinë për çdo konsumator që të depozitojë problematikën e tij për veprime dhe detyrime që lindin nga kompanitë e sigurimit.
Drejtuesit e këtij institucioni shpjegojnë se, platforma shërben jo vetëm për të paraqitur shqetësimet nga qytetarët, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon linkun, që një konsumatori mund ta japë dhe të ndjekë hapat deri në depozitimin e ankesës. (A2 Televizion)