"Nuk mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë”, kryetari i Leposaviçit: Të hënën shkoj në zyrë

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 18:17 | Kosova
"Nuk mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë”,

Kryetari i Leposaviçit, Lulëzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë. Hetemi për Klan Kosova tha se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë.

Hetemi dje hyri në zyrën e tij me asistim nga Policia e Kosovës, të cilët u detyruan të largonin protestuesit serbë nga objekti komunal që ishin vendosur për të penguar hyrjen e tij.

“Do të dal në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/27/situata-e-qete-ne-leposavic-policia-heq-kamerat-ilegale/
https://a2news.com/2023/05/27/pas-tensioneve-ne-veri-te-kosoves-rikthehet-qetesia-edhe-pse-me-prezence-te-forcave-speciale-e-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos