All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, 13 viktima nga tërmeti i fundit

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 07:34 | Bota
Nuk ndalen lëkundjet e tokës, 13 viktima nga tërmeti i fundit
All - Paragraf - 1

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm 6.5 rihter që goditi mbrëmjen e djeshme verilindjen e Afganistanit.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe janë ndjerë në qytetet kryesore të Pakistanit, si dhe në disa zona të Indisë.

All - Paragraf - 3

Raportohet se mijëra banorë e kanë kaluar natën nëpër rrugë nga frika e përsëritjes së lëkundjeve, pasi shumë banesa janë dëmtuar.

Epiqendra e tërmetit ishte 40 km nga qyteti afgan i Jurmit, në vargmalin e Hindu Kushit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos