
Policia e Korçës në bashkëpunim me SHÇBA, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore arrestuan një 40 vjeçar për akuzën e dhënies së ndihmës për shtetasit e huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Në kuadër të operacionit “Perimetri” u arrestua shtetasi Stefan Bërdufi, banues në Kavajë, i cili u ndalua në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Ford", 5 emigrantë të paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)