
Dhjetëra banorë të një pallati në Tiranë janë evakuuar si pasojë e një zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri në fillim përfshiu garazhin e pallatit në rrugën "Fadil Deliu", duke bërë që tymi dhe flakët të ngjiteshin me shpejtësi në katet e tjera.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe ato të policisë bënë të mundur evakuimin e banorëve ndërsa vijon puna për vënien e flakëve në kontroll.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)