Tom Cruise postoi në rrjetet sociale një video ku shihet duke u hedhur nga avioni, si pjesë e xhirimeve të filmit “Mission: Impossible – Dead Reckoning”.
Aktori 60-vjeçar, përpara se të hidhet, u drejtohet fansave me këto fjalë: “Përshëndetje të gjithëve, jemi këtu mbi Afrikën e Jugut, duke xhiruar pjesën e parë dhe të dytë të “Mission: Impossible – Dead Reckoning”. Nuk doja që ta mbyllja vitin pa ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen që i keni dhënë filmit. Tani duhet t’i kthehem punës, duhet ta filmojmë këtë skenë, kalofshi sa më bukur festat e fundvitit dhe shihemi në kinema”.
Pjesa e parë e “Mission: Impossible – Dead Reckoning” do të shfaqet në kinema korrikun e vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)