Salma Hayek shkëlqen te premiera e “Maçokut me çizme”, pjesë e filmit edhe Antonio Banderas dhe “Pablo Escobar”

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 15:02 | Showbiz

Është 56-vjeç, por shkëlqen si në ditët e saj të para në Hollyëood. Salma Hayek tërhoqi vëmendjen më të madhe të fansave në premierën e filmit të ri të saj, “Maçoku me çizme: Dëshira e fundit”, ku interpreton bashkë me mikun e vjetër, Antonio Banderas.

Edhe pse luan në versionin më të fundit të përrallës së famshme, aktorja meksikane duket se kishte marrë fustanin nga një tjetër përrallë, “Hirushja”, pas ngjante me një princeshë të vërtetë. Edhe partneri i saj në film, Banderas, tërhoqi vëmendjen e fotografëve, teksa shoqëroi kolegen e tij në premierë, ku të dy luajnë zërat e personazheve kryesorë në filmin e animuar.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe regjisorët Joel Crawford dhe Januel Mercado, por edhe aktori brazilian Wagner Moura, i famshëm për portretizimin e Pablo Escobar në serialin e Netflix “Narcos”, i cili në film luan zërin e personazhit të Ujkut të Madh dhe të Keq.

Ky është filmi i dytë i “Maçokut me çizme”, i reralizuar nga “DreamWorks”. Ngjarjet në filmin e animuar zhvillohen një dekadë pas ngjarjeve në filmin e parë, në vetvete një “spinoff” i filmave “Shrek”.

Banderas bën zërin e Maçokut me çizme, sikurse 11 vite më parë dhe në 4 filmat Shrek, 3 filma televizivë dhe një film të shkurtër të publikuar në vitin 2012. Hayek bën zërin e Koteles putërbutë, mikes dhe rivales së Maçokut me çizme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos