Deputetët e opozitës kanë braktisur punimet e komisioneve parlamentare si një përgjigje kundër maxhorancës që injoron nismat e tyre ligjore dhe gjithashtu ka rrëzuar kërkesat për ngritjen e tre komisioneve hetimore. Në të gjitha komisionet parlamentare, ligjvënësit demokrat pas debateve me kolegë te PS janë larguar nga mbledhjet, duke treguar se kjo është masa e parë e aksionit të tyre që u paralajmërua nga kreu i Grupit Gazment Bardhi dhe kreu i Rithemelimit, Sali Berisha. (A2 Televizion)
“Nuk përfillni opozitën”, demokratët debat me socialistët, braktisin komisionet parlamentare
