Vllaznia përforcohet për Balkan League, nënshkruan amerikani

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 12:26 | Sporte të tjera
Vllaznia përforcohet për Balkan League, nënshkruan amerikani

Vllaznia kryen një tjetër goditje në merkato. Një tjetër lojtar i huaj bëhet pjesë e kuqebluve të koshit.

Amerikani Maurice Williams, i cili luan në pozicionin 2, ka nënshkruar me Vllazninë, duke qenë i gatshëm për të filluar menjëherë stërvitjen në fillimin e muajit Shtator.

Sezonin e kaluar, Williams ka luajtur në Kosovë me Lipjanin dhe në përfundim ka provuar edhe një eksperiencë të shkurtër në Itali.

Ndërkohë, klubi i basketbollit Vllaznia është duke negociuar me disa lojtarë të tjerë, edhe në prizëm të lajmit të konfirmuar për një prani të saj në Balkan League.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos