Nuk zbatuan kufizimin e lëvizjes, 165 gjoba. Lleshaj: Mos bëni "trimat", kini respekt për jetën e të tjerëve

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 15:41 | Aktualitet
Nuk zbatuan kufizimin e lëvizjes, 165 gjoba. Lleshaj: Mos bëni

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se numri i personave të gjobitura sot për mosrespektimin e masave ndaj përhapjes së koronavirusit janë 165.

Personat, sipas, tij, ishin gjetur në lëvizje pas orës 10 të mëngjesit, në kundërshtim me kufizimin  e lëvizjes nga qeveria.

https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1240642698354331649

“Koha është për përgjegjshmëri të lartë dhe jo për “trimëri” të marrë. Ata që nuk kanë frikë për jetën e tyre, duhet të paktën të kenë respekt për jetën e të tjerëve”, thotë Lleshaj në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos