Nuk zgjati! Divorcohet pas 90 ditësh modelja që u martua me veten

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 21:55 | Lifestyle

Një modele braziliane e cila çuditi botën disa muaj më parë pas u martua me veten, vendosi të divorcohej pas 90 ditësh pasi kishte gjetur dashurinë e re.

33 vjeçarja Cris Galera zuri faqet e para të gazetave në shtator pasi vendosi të kurorëzonte martesën me veten e saj, një akt sologamie, përpara Kishës katolike të Sao Paolos.

Sipas gazetës Infobea, Galera vendosi tashmë t’i japë fund kësaj martese pasi ka njohur një njeri dhe është e dashuruar me të.

“Ishte bukur për aq sa zgjati, por nisa të besoja tek dashuria sapo takova këtë njeri special”, shprehet bukuroshja për median braziliane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos