
Deri në orën 03:00 të së hënës, procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës ka vijuar pa ndërprerje, ndërsa janë hapur 60 bashkitë e para nga 941 në total.
Erion Veliaj, kandidati socialist, ka marrë 9420 vota. Pas tij, renditet Belind Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili ka marrë 5561 vota.
Roland Bejko i Partisë Demokratike ka marrë 810 vota, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë 808 vota, Marko Dajti nga Fronti i Majtë ka marrë 183 vota, ndërsa Lajla Pernaska nga PDIU vetëm 138 vota.
Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)