
Nga viti që vjen, të gjitha makinat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të pajisen me kutinë e zezë dhe prej vitit 2024, çdo makinë e re duhet ta ketë të fiksuar në trup një të tillë.
Kjo është direktiva më e fundit e Bashkimit Evropian, që merr shkas nga numri i lartë i aksidenteve me pasojë vdekjen.
Kutia e zezë regjistron çdo veprim të makinës deri në çastin e aksidentit. (A2 Televizion)