Nxënësi më në fund e ka mposhtur mësuesin. Arsenali i Mikel Artetës fitoi sot titullin e parë në Angli për sezonin e ri, duke mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolës me penallti në finalen e Community Shield.
Ndeshja e ekuilibruar midis dy ekipeve që vitin e kaluar sfiduan njëra-tjetrën për titullin kampion, u zhbllokua në minutën e 77-të nga “Qytetarët” me talentin anglez Palmer.
Topçinjtë arritën të barazonin vetëm në minutën e 101-të me goditjen e devijuar të Trossard dhe më pas e fituan me penallti.
Përcaktues ishin gabimet e Kevin De Bruyne dhe Rodri, por edhe forma spektakolare e portierit Ramsdale.
Ky trofer është i pari për Artetën me topçinjtë dhe i shtatëmbëdhjeti në historinë e klubit londinez. (A2 Televizion)