Nxjerr pistoletën brenda kishës, pastori bën veprimin heroik për të shmangur tragjedinë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 11:15 | Bota

Një pastor, së bashku me ndjekësit e tij, ka arritur që të shmangë një tragjedi, duke i hequr armën një personi gjatë meshës së të dielës, në një kishë të Nashville (SHBA).

26-vjeçari Dezire Baganda kishte qëndruar për 3 orë i qetë në kishë, përpara se të shkonte drejt altarit dhe të nxirrte armën.

Pastori Ezekiel Ndikumana bëri sikur po largohej nga kisha, por në vend të kësaj, ai i shkoi nga mbrapa agresorit dhe e hodhi në tokë.

Shumë ndjekës e ndihmuan që ta mbanin të nënshtruar Bagandën, derisa erdhi policia.

Pastori theksoi se personi i armatosur nuk ishte frekuentues i rregullt i Kishës, por e kishte parë disa herë më parë nëpër mesha.

Nuk dihen ende arsyet e veprimit të 26-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos