Obeziteti në rritje, më të prekur fëmijët, adoleshentët dhe moshat 54-65 vjeç

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 12:45 | Aktualitet
Obeziteti në rritje, më të prekur fëmijët,


Sot 2/3 e të rriturve dhe 1 në 3 fëmijë në Europë janë obezë. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se obeziteti është në rritje, ndikuar edhe nga pandemia për shkak të karantinës dhe qëndrimit në shtëpi.

Sipas gjinive nga mbipesha vuajnë 63% e burrave dhe 54% e grave. Më i theksuar si shqetësim është në vendet e Mesdheut dhe të Evropës Lindore. Po çfarë thonë shifrat për Shqipërinë?

Nëse je mbi 50 vjeç predispozitën e ke më të fortë të jesh obez. Kjo është mosha kur bëhesh më pasiv ndaj aktiviteteve.

Por çfarë shkakton obeziteti dhe pse duhet t’i kundërvihemi ndonjëherë dhe vetvetes për ta luftuar atë?

Në total më shumë se 1.3 milionë qytetarë në botë humbin jetën çdo vitë nga obeziteti. Ekspertët e OBSH paralajmërojnë se mbipesha mund të kalojë edhe vdekshmërinë nga duhani, nëse ritmet vazhdojnë në rritje si tani.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos