
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se rruga e Rinasit do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Sipas njoftimit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
“Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes”, tha Autoriteti.
Pas vendimit për të modifikuar kalimin në këtë aks rrugor banorët e fshatrave përreth protestuan për disa ditë me radhë, pasi sipas tyre ky ndryshim e bënte të pamundur qarkullimin normal të tyre. (A2 Televizion)