
Gjirokastra është ndër qarqet që numëron një numër të konsiderueshëm të objekteve të kultit, secili prej të cilëve mbart vlera unikale për zonën ku ndodhet.
Por mirë mbajtja dhe bërja e tyre të vizitueshëm është ndër problematikat kryesore që ndeshet Drejtoria Rajonale e Monumenteve dhe Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.
Sikur të mos mjaftonte pamundësia e fondeve për mirëmbajtje, edhe pronësia e objekteve në fjalë duket se ka penguar ringritjen e tyre.
Vetëofrimi i banorëve të zonës për të ndihmuar me donacione në restaurimin e këtyre objekteve ka bërë që drejtoria rajonale të ndihmojë me hartimin e projektit duke krijuar në këtë mënyrë një bashkëpunim që pritet të rijetëzojë disa monumente kulti.
Objektet e kultit monumente kulture do të ishin një vlerë e shtuar në atraksione turistike në Gjirokastër për vetë larminë e tyre dhe vlerat unikale që mbartin. (A2 Televizion)