Objekti misterioz i gjetur në breg të detit alarmon policinë, ekspertët: Nuk i përket një avioni!

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 16:30 | Bota

Një objekt i madh i paidentifikuar u vu re në një plazh australian më 16 korrik 2023, rreth 250 km në veri të Perthit. Objekti gjigant metalik u gjet nga vendasit në plazhin Green Head, ndërsa autoritetet vendase dhe ato federale kanë nisur një hetim për zbardhjen se çfarë dhe kujt i përket ky objekt, që mesa duket është vërtetuar që nuk mund të jetë nga ndonjë avion komercial.

Ky objekt u trajtua si i rrezikshëm nga policia dhe për këtë arsye u kërkoi njerëzve që t’i qëndronin larg, ndërsa vendosën që ta shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar, për të shmangur çdo lloj situate të pakëndshme.

Banorët e plazhit Green Head thanë se cilindri ishte rreth 2.5 metra i gjerë dhe midis 2.5 dhe 3 metra i gjatë. Eksperti i aviacionit Geoffrey Thomas tha se objekti ishte ndoshta një rezervuar karburanti nga një raketë që kishte rënë në Oqeanin Indian në 12 muajt e fundit.

Sipas BBC, kishte disa spekulime se cilindri mund të ketë qenë pjesë e MH370 - një aeroplan që u zhduk në brigjet perëndimore të Australisë në vitin 2014 me 239 pasagjerë në bord, por Thomas tha se nuk kishte "shans". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/20/cfare-ra-ne-ukraine-objekti-misterioz-ktheu-naten-ne-dite-nasa-nuk-ishte-satelit/
https://a2news.com/2019/10/03/nje-objekt-misterioz-gjate-parades-ushtarake-te-kines/

A2 CNN Livestream

Latest Videos