Zjarr i madh në ishujt Kanarie, mijëra të evakuuar. Shkrumbohen pyje dhe shtëpi

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 13:50 | Bota
Zjarr i madh në ishujt Kanarie, mijëra të evakuuar. Shkrumbohen

Mijëra banorëve të La Palma në Ishujt Kanarie të Spanjës u është bërë thirrje që të lënë banesat, për shkak të një zjarri masiv që ka dalë jashtë kontrollit.

Flakët që nisën herët të shtunën, kanë shkrumbuar më shumë se 4500 hektarë tokë dhe të paktën dhjetëra shtëpi. Rreth 400 zjarrfikës dhe anëtarë të ekipeve të emergjencës janë angazhuar për të shuar zjarret.

Të evakuuarit janë mbi 4200, por ka disa banorë që refuzojnë të largohen. Kjo situatë e rrezikshme vjen në më pak se dy vite pas shpërthimit të vullkanit në ishull, gjë e cila solli shkatërrimin e mijëra banesave.

Zjarrfikësit e kanë të vështirë të mbajnë flakët nën kontroll, pasi përhapja e zjarreve po ndihmohet nga thatësira e madhe, temperaturat ekstrem të larta, por edhe nga era e fortë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos