Objektivi i 500 mijë të vaksinuarve shumë pranë, Manastirliu tregon sa vaksina u bënë të shtunën

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 21:01 | Aktualitet
Objektivi i 500 mijë të vaksinuarve shumë pranë, Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije përmes një fotoje në rrjetet sociale se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer plot 17125 vaksinime.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit masiv në vendin tonë janë kryer 494 025 vaksinimi, duke bërë që objektivi i qeverisë për gjysmë milionë shqiptarë të vaksinuar brenda majit të arrihet ndoshta që ditën e nesërme.

Gjatë ditës së shtunë në vendin tonë u shënuan 2 viktima dhe 100 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos