OBSH analizon dy vaksina kineze, Sinopharm dhe Sinovac

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 16:32 | Bota
OBSH analizon dy vaksina kineze, Sinopharm dhe Sinovac

Organizata Botërore e Shëndetësisë tani pret të rishikojë vaksinat kineze anti-covid të Sinopharm dhe Sinovac për rekomandim të mundshëm për përdorim emergjent.

Një vendim pritet në fund të prillit.

“Në këtë fazë, ne po presim të shohim procesin të përfunduar, por kemi kërkuar më shumë të dhëna. Prandaj, për momentin, rekomandimi pritet që të vijë në fund të prillit”, deklaroi zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Lidhur me këto dy vaksina kineze, zyrtarja e OBSH nuk dha detaje të tjera, duke theksuar se informacionet janë konfidenciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos