OBSH: Gjatë festave të fundvitit, mbajini maskat edhe në shtëpi!

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 15:05 | Bota
OBSH: Gjatë festave të fundvitit, mbajini maskat edhe në

Përpara bashkimeve familjare për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Organizata Botërore e Shëndetësisë fton qytetarët të mbajnë maska edhe në shtëpi.

OBSH bën thirrje për kujdes të shtuar pasi "ekziston një rrezik i lartë i një vale të tretë në fillim të vitit 2021, në Evropë".

"Përkundër një progresi të brishtë, transmetimi i Covid-19 mbetet i përhapur", shpjegon organizata.

OBSH apelon që të gjithë duhet të punojnë së bashku nëse duan të jenë në gjendje ta parandalojnë valën e tretë dhe ta frenojnë koronavirusin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos