OBSH: Mekanizmi i BE-së për eksportin e vaksinave, shumë shqetësues

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 20:42 | Bota
OBSH: Mekanizmi i BE-së për eksportin e vaksinave, shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin në lidhje me mekanizmin e kontrollit të eksportit të vaksinave të zhvilluar nga Komisioni Evropian. Sipas OBSH-së ky është pjesë e një trendi shumë shqetësues, i cili mund të rrezikojë zinxhirin global të furnizimit me vaksina.

"Nuk është e dobishme për asnjë vend në këtë fazë të vendosë ndalime eksporti ose pengesa që nuk lejojnë qarkullimin e lirë të përbërësve të nevojshëm që do të bëjnë të mundshme vaksinat, mjetet diagnostike dhe ilaçet e tjera në të gjithë botën," tha Mariangela Simao, drejtoresha e OBSH-së përgjegjëse për qasje në ilaçe.

Po sot Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve që grinden për furnizimet e vaksinave COVID-19 të mendojnë për situatën e punonjësve shëndetësorë në vendet më pak të zhvilluara.

“Ne të gjithë duhet të hyjmë në vendin e tyre. Aty ku ata po luftojnë sot në vijën e frontit”, u tha gazetarëve eksperti i OBSH-së Mike Ryan.

"Të luftosh për “tortën”, kur ata nuk kanë as qasje në thërrimet. Unë mendoj se duhet të mendojmë edhe për kolegët tanë të guximshëm dhe se ku qëndrojnë ata sot dhe çfarë do të bëjmë për këtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos