OBSH: Mos lehtësoni masat, Evropa është epiqendra e pandemisë

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 16:28 | Bota
OBSH: Mos lehtësoni masat, Evropa është epiqendra e

“Evropa është tashmë epiqendra e pandemisë së koronavirusit”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, në konferencën e radhës lidhur me emergjencën globale.

OBSH-ja njoftoi se kontinenti i vjetër numëron mbi 680 mijë raste dhe mbi 52 mijë viktima. “Pavarësisht sinjaleve pozitive që vijnë nga disa vende, nuk është momenti të lehtësojmë masat”, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Ai shtoi se disa vende po tregojnë shenja të uljes së rasteve të reja, por të tjera presin dyfishim të tyre, ose shpërthim të ri të pandemisë.

Kluge pohoi se në Itali, vihet re një ngadalësim i rëndësishëm i kurbës së infektimeve. Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren me shqetësim rritjen e rasteve me Covid-19 në Afrikë, ku ka mbi 10 mijë të prekur dhe rreth 500 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos