OBSH: Në 2021 fillon shpërndarja e barabartë e 2 miliardë vaksinave

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 08:14 | Bota
OBSH: Në 2021 fillon shpërndarja e barabartë e 2 miliardë

Rreth 2 miliardë doza vaksine kundër COVID-19 janë siguruar për shpërndarje proporcionale në 2021-in në 190 vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarë të kompanive prodhuese të vaksinës thanë se parashikojnë të fillojnë dërgimin e vaksinave në 3-mujorin e parë të 2021.

Partneriteti i njohur COVAX tha se kjo sasi përfshin 1.3 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Dërgesat e para të vaksinës kanë mbërritur në disa prej vendeve me të ardhurat më të larta dhe një vaksinë tjetër iu shtua përpjekjeve të vaksinimit në SHBA, pjesa tjetër e botës mbetet në pritje të një zgjidhjeje për të siguruar vaksinat.

"Synimi ynë për barazi në shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 është në rrugën e duhur”, tha Seth Berkley, shefi ekzekutiv i grupit Aleanca për Vaksina, që do të kryesojë operacionin për shpërndarjen e vaksinave në emër të COVAX-it.

Ai tha se parashikon që sasia e parë e vaksinave të përdoret për punonjësit e shëndetësisë dhe individët më në rrezik, e do të dërgohet deri në fund të qershorit. Pas kësaj do të shtohet sasia e vaksinave në dispozicion dhe shpërndarja përmes këtij operacioni me synimin për të vaksinuar 20% të popullatës së vendeve të COVAX-it brenda vitit 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos