OBSH teston tre ilaçe, mund të trajtojnë Covid-19

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 12:04 | Bota
OBSH teston tre ilaçe, mund të trajtojnë Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se do të fillonin testimin në masë të 3 medikamenteve antiinflamatore për trajtimin e mundshëm të Covid-19. Hulumtimi do të bëhet në 52 vende të botës dhe do të përfshijë mijëra studiues në mbi 600 spitale.

“Sot jemi të lumtur të njoftojmë fazën e ardhshme të eskperimentit të pagëzuar si Solidarity Plus. Do të testohen treilace, Artesunate, që përdoret për trajtimin e malaries së rëndë, Imatinib, një medikament për disa lloje kanceri dhe Infliximab, për trajtimin e çrregullimeve të sistemit imunitar”, u shpreh kreu i OBSH-së.

OBSH-ja tha se këto ilaçe u zgjodhën nga një panel ekspertësh të pavarur pasi u mor parasysh potenciali i tyre në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 të hospitalizuar.

Deri më tani, vetëm kortizonikët kanë treguar efektshmëri kundër formës së rëndë dhe kritike të Covid-19. Hulumtimi do të bëhet përmes platformës “Solidarity PLUS”, rrjeti më i madh i OBSH-së për bashkëpunim midis vendeve anëtare.

Pas një studimi të terapive të mundshme për trajtimin e COVID-19, studiuesit që përdorin të njëjtën platformë të OBSH-së, vitin e kaluar, arritën në përfundimin se remdesiviri, hidroksiklorina, lopinaviri dhe interferoni, kishin pak, ose aspak efekt te pacientët e shtruar në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos