Pas zjarreve, Turqia përfshihet nga përmbytjet

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 19:13 | Bota
Pas zjarreve, Turqia përfshihet nga përmbytjet

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa provinca të Turqisë, pas shiut të fortë që përfshiu dje pjesën veriore. Sipas mediave të huaja, një person raportohet i zhdukur dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa përmbytjet shkatërruan një shtëpi në Provincën Bartin.

Shiu i madh në Rize shkaktoi një rrëshqitje toke në fshatin Elmalı më 10 gusht, i cili shkatërroi pjesërisht një shkollë. Ekipet e shpëtim-kërkimit dhe Emergjencave Civile shpëtuan 6 persona të bllokuar nga përmbytjet në rrethin Çayeli, . Mediat raportuan se rreth 40 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës në zonat e Rizes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos