Prindërit e lënë fëmijën për orë të tëra në makinë, djali 5-vjeçar ndërron jetë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 10:26 | Bota
Prindërit e lënë fëmijën për orë të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia ku një djalë 5 vjeç ka ndërruar jetë, pasi prindërit e lanë atë të mbyllur në makinë për orë të tëra, ndërsa temperaturat ishin mbi 30 gradë.

Pas një telefonate, se një fëmijë i pavetëdijshëm ishte i mbyllur brenda një makine në lagjen Springfield, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe dërgoi djalin në spital, por pa shenja jete.

Policia bëri të ditur se e gjeti 5-vjeçarin të lidhur në sediljen e një makine SUV, ndërsa detajet se si djali u la vetëm nga prindërit janë ende të paqarta. Për rastin, ka nisur menjëherë një hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos