OBSH: Virusi rrezikon të mos largohet më. Zgjidhja është vaksina

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 11:12 | Bota
OBSH: Virusi rrezikon të mos largohet më. Zgjidhja është

“Koronavirusi rrezikon të mos largohet më nga komunitetet tona”. Është kjo deklarata e bërë ditën e mërkurë nga kreu i programit të emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Doktor Mike Ryan.

“Duhet të jemi të qartë që kemi një rrugë shumë, shumë të gjatë para. Ky mund të jetë një tjetër virus endemik në komunitetet tona dhe mund të mos largohet kurrë më. HIV-i nuk iku, por ne i gjetëm kurat, ekzistojnë masa mbrojtëse dhe njerëzit jetojnë gjatë me HIV. Askush nga ne nuk mund të thotë se kur do të iki koronavirusi, por unë mendoj që kemi një shans nëse arrijmë të gjejmë një vaksinë efektive, të cilën të mundemi ta shpërndajmë në gjithë botën”.

Sipas doktor Ryan, qeveritë në gjithë botën janë në luftë me kohën për të gjetur formën e duhur për të rihapur ekonominë, por duke mbajtur nën kontroll virusin, i cili deri më tani ka infektuar 4,29 milionë persona dhe ka shkaktuar më tepër se 290 000 viktima.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos