Ofertë pune për ish-kancelaren Merkel nga OKB

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 11:45 | Bota
Ofertë pune për ish-kancelaren Merkel nga OKB

Një propozim pune për ish-kancelaren Angela Merkel vjen nga OKB-ja. Shefi i OKB-së António Guterres dëshiron ta sjellë 67-vjeçaren në Nju-Jork për një rol këshillues në Kombet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i ka ofruar ish-kancelares gjermane kryesimin e një komiteti këshillues për pronat dhe asetet publike globale.

Ky është një projekt i ri, të cilin Guterres po e nis në kuadër të reformës së Kombeve të Bashkuara. Oferta i është dërguar me letër dhe Merkel, dhe sipas Bild, që e raporton, nuk është përgjigjur ende.

Megjithatë, probabiliteti që ajo të pranojë ofertën e punës nga selia e OKB-së konsiderohet të jetë mjaft i ulët.

Bordi Këshillimor për Asetet Publike Globale është një nga projektet kryesore të Guterres për reformën e Kombeve të Bashkuara në mandatin e tij të dytë, i cili nisi në fillim të janarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos