Sulmohet me armë një makinë në Elbasan

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 13:33 | Kronikë
Sulmohet me armë një makinë në Elbasan

Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në Elbasan, në drejtim të mjetit të shtetasit P.Ç.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Byshek të Elbasanit, ku persona të armatosur kanë qëlluar mjetin e shtetasit P.Ç. ndërsa ishte në lëvizje e sipër. Në momentin e të shtënave në makinë ka qenë dhe djali i P.Ç. Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

Burime bëjnë me dije se shënjestra e këtij atentati ka qenë shtetasi i identifikuar si Astrit Çarçiu, i cili ka mundur të shpëtojë nga plumbat.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën  për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos