Një aksident është regjistruar në orët e mesditës në Elbasan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy femra.
Aksidenti është shënuar në aksin rrugor Labinot Fushë-Xibrakë, ku janë përplasur dy makina, të cilat u shkatërruan plotësisht.
Dy të plagosurat janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)