OKB: 2 milionë viktima dhe 12 mijë fatkeqësi nga moti në 50 vjet

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 11:24 | Bota
OKB: 2 milionë viktima dhe 12 mijë fatkeqësi nga moti në 50

Ngjarjet ekstreme të motit, klimës dhe ujit kanë shkaktuar pothuajse 12.000 fatkeqësi nga viti 1970 deri në vitin 2021 në mbarë botën, me mbi dy milionë viktima, nga të cilat 90% në vendet në zhvillim dhe humbje ekonomike prej rreth 4.3 trilionë dollarë.

Kjo është bërë e ditur nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), e cila i përket OKB-së, duke saktësuar se dëmet ekonomike janë rritur në mënyrë dramatike, por përmirësimi i paralajmërimeve të hershme dhe menaxhimi i koordinuar i fatkeqësive kanë ulur shkallën e humbjeve të jetëve në njerëz në gjysmën e shekullit të kaluar.

Qëllimi i OKB-së është të sigurojë paralajmërim të hershëm për të gjithë njerëzit deri në fund të vitit 2027. Megjithatë, vetëm gjysma e vendeve e kanë atë, ndërkohë që ka mbulim shumë të ulët në shtetet e ishujve të vegjël në zhvillim, veçanërisht në zonën e Karaibeve dhe të ashtuquajturat vende më pak të zhvilluara kryesisht në Afrikë dhe Azi dhe në Afrikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos