OKB: Mbi 6.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 13:08 | Bota

Të paktën 6.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. Janë këto të dhënat e fundit që vijnë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Përveç kësaj, më shumë se 8 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

8.3 milionë refugjatë të parashikuar pritet të ikin nga Ukraina, tha UNHCR në fund të prillit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos