OKB njeh kanabisin si substancë terapeutike

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 08:22 | Bota
OKB njeh kanabisin si substancë terapeutike

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike u mblodh dje dhe vendimi kryesor ishte njohja e kanabisit si substancë terapeutike.

Vendimi erdhi pas një sërë masash të propozuara mbi reformën ndërkombëtare të marijuhanës.

Sipas këtij vendimi, kanabisi hiqet nga lista e drogave të rënda si heroina dhe kokaina dhe mund të përdoret gjerësisht te pacientët që e kanë të nevojshme atë.

Edhe mjekësia e ka sugjeruar shpeshherë përdorimin e kësaj substance për disa sëmundje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos