Për të hequr çdo dyshim, ish-presidentët dalin vullnetarë për të bërë vaksinën

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 08:00 | Bota
Për të hequr çdo dyshim, ish-presidentët dalin

Tashmë gara për vaksinën e re kundër koronavirusit ka hyrë në një fazë të re, te siguria dhe efektshmëria e saj.

E ndërsa Britania e Madhe ka zgjedhur përdorimin, për qëllime urgjente, të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, BE dhe Gjermania janë treguar më të “matura” dhe kanë kërkuar më shumë kohë për hedhjen e saj në tregun europian.

Një sfidë tjetër është ajo e rikthimit të besueshmërisë së publikut se një vaksinë do të jetë ajo që do t’i japë fund situatës së krijuar nga koronavirusi gjatë vitit të fundit.

Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin pëpara kamerave vaksinën anti-Covid, menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.

Të tre ish-presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos