
Gjykata e Vlorës ka dënuar me 10 vjet burg Tesilvan Bashon, aq sa ishte edhe kërkesa e prokurorisë për të. Basho akuzohet për disa vepra penale si armëmbajtje pa leje, shitja dhe prodhimi i narkotikëve, kultivim të lëndëve narkotike dhe falsifikim të pasaportës.
Basho e ka apeluar vendimin, ndërkohë që edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, me 10 vjet burg.
Basho u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Romë dhe hyri ilegalisht në Shqipëri, ku nisi aktivitetin kriminal. Në vitin 2017 ai dyshohet se kërcënoi një biznesmen me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove.
Në vitin 2016, Gjykata e Torinos e ka dënuar me burgim të përjetshëm, pasi në vitin 2008 ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, njërën prej të cilave e shfrytëzonte vetë. (A2 Televizion)