Operacion tjetër në Siri, Trump: Vramë pasuesin e al Baghdadit në drejtim të ISIS

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 19:49 | Bota
Operacion tjetër në Siri, Trump: Vramë pasuesin e al Baghdadit

Forcat speciale amerikane mund të kenë vrarë pasuesin e mundshëm të Al Bagdadit në drejtim të ISIS. Pretendimi vjen nga presidenti Donald Trump, i cili shkruan në Twitter se kjo ka ndodhur gjatë një operacioni tjetër në Siri.

Megjithatë kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk saktëson se kujt i referohet, por Shtetet e Bashkuara konfirmuan të hënën vrasjen e Abu al-Hassan Muhaxhir, zëdhënës dhe figurë e rëndësishme e ISIS.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha për mediat ndërkombëtare se Muhaxhir u vra gjatë një operacioni të përbashkët mes ushtrisë amerikane dhe forcave kurde në veriperëndim të Sirisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos