Kriza politike në Britani, opozita pranon zgjedhjet: Kushtet tona u përmbushën

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 15:57 | Bota
Kriza politike në Britani, opozita pranon zgjedhjet: Kushtet tona u

Pengesat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Britani janë hequr. Partia laburiste do të mbështesë mocionin e qeverisë për të çuar vendin në votime me 12 dhjetor.

Lideri opozitar, Jeremy Corbyn, tha se me shtyrjen e Brexit deri më 31 janar të 2020-ës, u përmbush kushti i tij i vetëm.

https://a2news.com/2019/10/29/kriza-ne-britani-deputetet-refuzojne-zgjedhjet-johnson-sheq-dore/

“Vazhdimisht kam përsëritur se jemi gati për zgjedhje, por vetëm me përjashtimin e mundësisë së divorcit pa ujdi nga Bashkimi Europian. Tashmë kërkesa jonë është respektuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një ditë më parë laburistët refuzuan mocionin e konservatorëve për zgjedhje të parakohshme pikërisht për shkak të këtij kushti.

https://a2news.com/2019/10/28/be-bie-dakord-per-shtyrjen-e-brexit-deri-me-31-janar/

Kryeministri Boris Johnson kërkon me forcë rinovimin e Parlamentit me bindjen se do të arrijë një mazhorancë të mjaftueshme për të aprovuar ujdinë e re për Brexit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos