“Operimi i Ramës në QSUT, argument edhe për të marrë vota”, çfarë u sugjeron Kume kandidatëve për kryebashkiakë?  

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 20:45 | Politikë
“Operimi i Ramës në QSUT, argument edhe për të

Zgjedhja e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë shërbimin shëndetësor nga kryeministri Edi Rama mund t’i shërbejë këtij të fundit si argument për të marrë vota nga elektorati, në lidhje me besueshmërinë e këtij sistemi. Kështu u shpreh në studion e Debatit me Alba Alishanin, eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume, sipas të cilit kjo i shkon në favor të fushatës.

“Operimi në QSUT mund të shërbejë si argument për të mbështetur kërkesën që i bëjnë elektoratit për t’i votuar. Mund të përdoret si: Unë kryeministër i vendit preferoj dhe e lë shëndetin tim në dorën e shërbimit publik. Atij i ndodhi rastësisht. Kryeministri mund të bënte ku të donte këtë ndërhyrje, e gjithë kjo flet vetë. Kjo i shkon në favor të fushatës”.

Ndryshe nga fushatat politike, fushata për zgjedhjet lokale për ekspertin Kume duhet që në krye të jenë kandidatët dhe anëtarët e këshillit bashkiak. Për këta të fundit ai sugjeron që duhet të zhvillojnë takime kokë me kokë me zgjedhësit.

“Fushata zgjedhore duhet të ketë 3 komponentë; komponentë politikë, vazhdon me prezantimin ceremonial që mund të jetë një miting i kandidatit dhe këtu mbyllet pjesa politike që shërben si garniturë e fushatës dhe mundësi e lidershipit për të treguar se është ai që i ka në dorë. Është e domosdoshme që në krye të fushatës të jenë kandidatët për kryetarë bashkie mënyra si komunikojnë me zgjedhësit duhet të jetë ndrysh nga ajo e partive. Ajo që duhet të bëjë kandidati është vlerë e shtuar se merr elektoratin gri dhe i rëndësishëm aktivizimi në fushatë i trupës që formon këshillin bashkiak. Mënyra si duhet ti qasen këtij procesi janë takimet kokë më kokë, njeri me njeri dhe tavolinë më tavolinë, për të treguar se çfarë është ai dhe çfarë mund të bëjë ai. Nëse nuk zhvillohet si e tillë nuk mendoj se arrihet të merret maksimumi i saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos