Veliaj ironizon premtimet e PD: Transporti falas të niste nga Shkodra

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 20:07 | Politikë
Veliaj ironizon premtimet e PD: Transporti falas të niste nga Shkodra

Erion Veliaj, kandidati për Bashkinë e Tiranës, njëherësh drejtuesi politik i qarkut, vijoi takimet me banorë të kryeqytetit.

Nga Peza, Ndroqi dhe Vaqarri, Veliaj foli për projektet e zhvillimit të Tiranës për 4 vitet e ardhshme. Kandidati socialist ironizoi premtimin e demokratëve për tranportin falas në kryeqytet. Nëse kjo do të ishte e realizueshme, sipas Veliajt, mund të ishte aplikuar në bashkitë që drejtohen nga demokratët.

Gjatë takimit me banorë, Veliaj ka folur edhe për koalicionin Berisha-Meta, që, sipas tij, nuk k ç’tu ofrojë qytetarëve shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos