Opinioni paraprak i Venecias, Meta ka pyetje

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 11:11 | Politikë
Opinioni paraprak i Venecias, Meta ka pyetje

Presidenti Ilir Meta do të bëjë publik të premten qëndrimin e tij në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, që e gjente atë në tejkalim të kompetencave, por pa kryer një shkelje të rëndë që mund t’i kushtonte mandatin. Sipas burimeve të A2, Presidenca gjithashtu do të bëjë publike edhe pyetjet që do të ngrihen ndaj Komisionit të Venecias, për shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje. Në total do të jenë rreth 15 pyetje qe do t’i drejtohen Venecias, pyetje të natyrës kushtetuese lidhur me kompetencat e Presidentit.

https://a2news.com/2019/09/27/raporti-paraprak-i-venecias-anulimi-i-zgjedhjeve-meta-tejkaloi-kompetencat/

Seanca për Shqipërinë, prej nga do të dalë edhe raporti përfundimtar mbi veprimet e Presidentit, do të zhvillohet më 12 tetor dhe është parashikuar të zgjasë rreth dy orë. Gjatë saj, Taulant Balla do të përballet me përfaqësuesit e Presidencës për ligjshmërinë e dekreteve të tij për zgjedhjet e qershorit.

Ditë më parë, Presidenti e quajti të parëndësishëm raportin paraprak të Venecias, për të cilin tha se nuk ishte e qartë data e dërgimit. i pyetur nëse ka frikë nga opinioni i Venecias, kreu i shtetit tha: “Si mund t’i trembet Venecias “Luani i Artë i Venecias” të paktën këtë vit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/28/opinioni-i-venecias-meta-drafti-i-parendesishem-nuk-trembet-luani-i-arte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos