Fotoja me Obama-n, PD-Prokurorisë: Të nisin hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve nga Rama

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 13:15 | Politikë
Fotoja me Obama-n, PD-Prokurorisë: Të nisin hetimet për

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Prokurori për të nisur hetimet ndaj Kryeministri Rama pas vendimit të marrë nga gjykata amerikane për të dënuar me 4 muaj burg William Argeros, shtetas amerikan.

Avokati i Argeros, John Azzarello,  sipas raportimit të “Associated Press”, ka deklaruar se klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për kryeministër shqiptar, që donte një foto me Barack Obamën.  Azzarello deklaroi që kandidati ishte Edi Rama, kryeministri i sotëm shqiptar.

“Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga “Zëri i Amerikës”, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë dollarë që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar”, arsyeton PD kërkesën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos