
Opozita djeg mandatet, BE dhe SHBA takim me Ramën
Vetëm pak orë pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi djegien e mandateve, duke marrë edhe mbështetjen e aleatëve të saj, dy përfaqësitë më të rëndësishme diplomatike në vend kanë filluar të lëvizin.
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, mësohet se kanë mbërritur në Kryeministri, ku po zhvillojnë një takim me Ramën. (A2 Televizion)