
“Opozita ka qenë dhe është e paaftë për të vendosur standarde dhe për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe të riformatohej. Këtë mendim ndau në studion e Absolut 4 gazetarja Rezarta Çaushaj, duke komentuar analizën e zgjedhjeve të 25 prillit të Partisë Demokratike. Sipas saj raporti për analizën e zgjedhjeve i PD-së është sipërfaqësor dhe i dizenjuar për të përligjur humbjen dhe nuk i shërben PD-së.
“Nuk ishte asnjë surprizë, ishin teza të artikuluara në publik, pjesërisht ne zgjedhje e pas tyre, analizë statistikore te numrave që nuk prodhuan një reflektim. Opozita ka qenë dhe është e paaftë për të vendosur standarde, për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, të kishte një proces riformatimi ku kryetari që ka humbur jep dorëheqjen dhe raporti në fjalë është sipërfaqësor dhe i dizenjuar për të përligjur humbjen më tepër se për të prodhuar një refleksion apo për t ‘i shërbyer PD-së”.
Sipas Çaushajt dalja e PD-së me një raport fitimtar që përllogarit të sajat votat e aleatëve nuk i përshtatët një parti si ajo që pretendonte të vinte në pushtet por një partie rishtare që nuk ka synim të qeverisë.
“PD u angazhua në dizinformim se i llogarit të sajat votat e aleatëve dhe ka dalë më një raport fitimtar, por nuk i përshtatet PD që pretendonte të vinte në pushtet, por një partie rishtare që nuk ka synim të qeverisë”. (A2 Televizion)