Opozita gati protestat, Kovaçevski përgatitet për postin e kryeministrit të RMV

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 15:00 | Ballkani
Opozita gati protestat, Kovaçevski përgatitet për postin e

Kryetari i ri i LSDM, Dimitar Kovaçevski, bashkë me kryeministrin në largim, Zoran Zaev, do të takojnë sot përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës.

Mediat në Maqedoni të Veriut raportojnë se qëllimi i këtyre takimeve bëhen për të njohur shefin e ardhshëm të qeverisë.

Kovaçevski do të konsultohet me partnerët e koalicionit për programin qeveritar dhe plotësimin e stafit të ministrive dhe institucioneve të tjera në nivel qeveritar.

Nga ana tjetër, opozita vijon të kërkojë caktimin e një date për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në të kundërt, VMRO-DPMNE paralajmëron protesta antiqeveritare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos