
Lëvizja Socialiste për Integrim u paraqit në dyert e Gjykatës Kushtetuese për të paditur ndryshimet në ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ndonëse akti është miratuar në qershorin e vitit 2019, padia u bë pas dy viteve nën argumentin se cenon pronën e qytetarëve duke future konceptin e tjetërsimit të pronës nga Këshilli Bashkiak.
“Ligji i vjetër parashikonte tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronave në favor të të tretëve, ndërkohë që ligji i ri në fakt synon që ta tjetërsojë këtë kompetencë të Këshillit Bashkiak. Kur Flasim për pronën publike duhet të kuptojmë që është prona e të gjithë shqiptarëve dhe vendimmarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh Silva Caka.
Padia e LSI u bë një kohë kur demokratët e udhëhequr nga Lulzim Basha depozituan në Kuvend kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore, duke treguar një qasje tjetër të aksionit opozitar.
“Në Gjykatë Kushtetuese të depozitojmë një masë të madhe ligjesh që ne i kemi punuar gjatë kësaj kohe dhe që i konsiderojmë antikushtetuese. Fokus kryesor në këto momente ka kundërshtimin në Gjykatë Kushtetuese të gjithë ato ligje që kanë cenua opinionin publik”, tha Caka.
Nismën e paditur, Presidenti Meta e kishte kthyer për rishqyrtim nën akuzën se ishte antikushteutes. (A2 Televizion)