Opozita në Kuvend dhe në protestë, Grida Duma: Do jemi aty vetëm për studentët

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 09:33 | Politikë

E ftuar në “Ditarin” e orës 09:00 në A2, Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike foli për situatën e fundit politike në vend.

Sa i përket thyerjes së bojkotit dhe rikthimit në Kuvend të opozitës, Grida Duma u shpreh se ky vendim është marrë vetëm për studentët. Duma u shpreh ndër të tjera se opozita do të anashkalojë të gjitha pikat në rendin e ditës.

“Ne nuk kemi qenë në bojkot, por në një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Jeta parlamentare nuk e ndryshon realitetin në vend. Janë 12 çështje në rendin e ditës, por ne nuk do t’i konsiderojmë. Atje jemi për studentët”, tha Grida Duma ndër të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos