
Ndërkohë që në sheshin para zyrës së tij janë mbledhur njerëzit për të protestuar, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë një video teksa shihet duke punuar me baltë.
“Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re”, e ka shoqëruar Rama videon e postuar në llogarinë e tij në Facebook.
Opozita kërkon që Rama të japë dorëheqjen, pasi e akuzojnë për korrupsion dhe afera të ndryshme dhe së fundmi edhe për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, të arrestuar për korrupsion në SHBA. (A2 Televizion)